Lidhje

Shqipëri: Rreth 87 fëmijë të ngujuar nga frika e gjakmarrjes


Në Shqipëri mendohet se gjenden të ngujuar nga frika e gjakmarrjes 87 fëmijë, kryesisht banorë të rretheve veriore të vendit. 20 prej tyre trajtohen në një qendër rezidenciale të përkujdesjes për fëmijët e ngujuar, ngritur vitet e fundit nga qeveria shqiptare. Numri më i madh i fëmijëve të ngujuar gjenden në zonat e thella malore të Shkodrës dhe në qytet, ku prej dy vitesh Ministria e Arsimit po zbaton një program të veçantë shkollimi të quajtur "Shansi i dytë", ne të cilin janë përfshirë 52 fëmijë të ngujuar. Ndërkohë, edhe Misioni Mbarkombëtar i pajtimit ka të dhëna për fëmijë të ngujuar dhe ka bërë thirrje për zbatimin e ligjit.

XS
SM
MD
LG