Lidhje

Ceremoni betimi për shtetasit e rinj amerikanë


50 njerëz nga 26 vende të ndryshme bënë betimin për tu bërë shtetas amerikanë të enjten në një ceremoni të veçantë të organizuar në muzeun e lajmeve në Washington. Ceremonia u organizua për nder të 4 korrikut, ditës së pavarsisë së Shteteve të Bashkuara. Kolegia Ana Ward bisedoi me disa nga ta që bënë betimin, rreth ndjenjave dhe jetës së tyre të re si shtetas amerikanë.

Për këta amerikanë të rinj ishte një ditë e veçantë dhe e mbushur me gëzim. Njerëz moshash dhe prejardhjesh të ndryshme kulturore u mblodhën në këtë ceremoni betimi për ty bërë shtetas amerikanë. Eslam Ali, është bga Egjipti dhe baba i dy fëmijëve. Ai thotë se nënshtetësia amerikane do ti japë atij të drejta të reja dhe do ti ndihmojë që të ushtrojë profesionin e tij si mjek.

”Jam shumë i lumtur sot që u bëra shtetas amerikanë. Kam pritur për këtë çast për gati 8 vjet dhe është me të vërtete një nder i madh.”

Këta shtetas të rinj kanë prejardhje nga 26 vende të ndryshme. Carmen Hollasie është nga Trinidadi dhe Tobago. Ajo ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për më shumë se 19 vjet dhe I ka rritur të dy fëmijët e saj këtu.

”Lashë vendin tim dhe erdha këtu, ku rrita dy fëmijë si një nënë pa burrë, e di se sa më ka ndihmuar ky vend.”

Të gjithë shtetasit e rinj thonë se mezi presin të votojnë për herë të parë këtë vit në zgjedhjet presidenciale.Enrique Rueda është nga Spanja dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për 32 vjet.

"Mendoj se ky është një vend i mrekullueshëm. Unë e vlerësoj shumë lirinë dhe të jesh shtetas i një vendi që mbron të drejtat dhe liritë e individit është një ndër gjërat më të rëndësishme. Por edhe e drejta për të votuar këtë vit është diçka që unë e pres me padurim.”

Majk Aytes është zyrtar i Agjencisë amerikane të emigracionit. Ai uroi shtetasit e ri dhe tha se tani të gjithë ata ishin përgjegjës për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara si edhe çdo amerikan tjetër.

”Si amerikanë ju keni mundësi të jetoni mirë, të përparoni për vete dhe për fëmijët tuaj por Amerika kërkon nga ju që edhe të bëni gjëra të mira dhe të ndihmoni ta bëjmë këtë vend një vend edhe më të mirë."

Këtë javë mbi 21 mijë njerëz u bënë shtetas amerikanë, në ceremoni të ndryshme të organizuara në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG