Lidhje

Pakistan: Vriten 15 vetë nga shpërthimi i një bombe


Forcat pakistaneze të sigurimit pohuan se nga shpërthmi i një bombe që kishte si objektiv policinë gjeten vdekjen më tepër se 15 veta dhe u plagosen 22 të tjerë, shumica e tyre policë, në afërsi të Xhamisë së Kuqe në Islamabad.

Shpërthimi i kësaj bombe ndodhi pak pas një mitingu të mijëra islamistëve aty pranë për të shënuar përvjetorin e parë të rrethimit dhe sulmit të ushtrisë kundër Xhamisë së Kuqe.

Zyrtarët thanë se njeriu që vendosi këtë bombë kishte si objektiv policinë, e cila ishte dislokuar si pjesë e masave të sigurimit gjatë zhvillimit të mitingut.

Agjencia Associated Press në Paksitan tha se Presidenti Pervez Musharaf e ka dënuar këtë sulm dhe ka urdhëruar zhvillimin e hetimeve

Forcat pakistaneze të sigurimit kishin vendosur masa të rrepta sigurimi për këtë protestë, duke vendosur post-blloqe dhe tela me gjemba për të parandaluar hyrjen e automjeteve në këtë zonë.

Më tepër se 100 vete u vranë gjatë luftimeve në këtë xhami në fillim të korrikut të vitit të kaluar. Forcat pakistaneze të sigurimit sulmuan xhaminë 8 ditë pas rrethimit dhe pushtimit të saj. Klerikët radikalë të kësaj xhamije dhe përkrahesit e tyre kanë bërë një fushatë me dhunë për vendosjen e një ligji të rreptë të stilit taleban në Pakistan.//lk

XS
SM
MD
LG