Lidhje

Ministri Alibeaj: Nënkryetari i KLD-së ka tejkaluar kompetencat


Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj është i bindur se nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu ka tejkaluar kompetencat duke shfaqur, sipas tij, një protagonizëm politik dhe një tendencë të personalizimit të pushtetit të Këshillit i cili është një organ kolegjial.


"Tendenca për të marrë autoritetin, pushtetin e gjithë anëtarevë të tjerë, për t'i trajtuar si një pjesë dytesore kjo është sjellje politike, ky është protagonizëm politik, personalizim I pushtetit dhe kjo është e dëmshme."

Por a përbëjnë të gjitha këto pretendime një shkelje të ligjit dhe cili është ky ligj?

"Ligji parashikon tagrat e ushtrimit të detyrës nga nënkryetari. Nënkryetari merret vetëm me mbarëvajtjen e KLD, shpërndarjen e materialeve, përpilimin e vendimeve dhe vetëm kaq. Asnjë gjë tjetër. Nuk ka asnjë lloj pushteti mbi pjesën tjetër të anëtarësisë dhe çdo tejkalim i këtyre tagrave është shkelje ligjore", thote zoti Alibeaj.

Por dje anëtarët e Këshillit të lartë të Drejtësisë e rrëzuan kërkesën e tij për verifikimin e ushtrimit të detyrës sipas ligjit nga ana e nënkryetarit. Sipas njoftimit të Këshillit anëtarët konstatuan mungesën e bazueshmërisë ligjore mbi verifikimin e ushtrimit të detyrës nga Komisioni i Verifikimit të Mandateve, si dhe mos konsiderimin si shkelje të detyrës nga Zëvendëskryetari i këtij Këshilli, të atyre veprimeve të pretenduara nga Ministri i Drejtësisë.

Por ministri Alibeaj shpjegon se kërkesa e tij ishte e bazuar në nenin 9 dhe 10 të ligjit për Këshillin i cili parashikon një komision verifikimi në rastin e zgjedhjes së një anëtari, për pajtueshmërinë me detyrën dhe ushtrimin e detyrës në përputhje me ligjin. Këkresa e tij u fut në rendin e ditës dhe sipas ministrit votimi i kryer ishte i gabuar:

"Presidenti e futi në rendin e ditës. Nga momenti që një kërkesë e tillë futet në rendin e ditës, ligji parashikon që procedura vazhdon në mënyrë automatike. Ngrihet komisioni i verifikimit prej tre anëtarësh të KLD, kryen një procedurë verifikimi, mbledh prova e informacione. Në fund nxjerr dhe një raport, bën dhe propozimin përkatës dhe ky prpopozim votohet nga e gjithë anëtarësia e KLD. Ajo që ndodhi dje ishte se anëtarësia votoi ligjin, pra rrëzoi ligjin, duke mos pranuar atë urdhërim ligjor që parashikon neni 9: ngritjen automatike. Ishte një votim, për mendimin tim i gabuar ndoshta se ishte dhe rasti i parë që ndodh një kërkesë e tillë".

Ministri sqaron gjithashtu se kërkesa e tij për nënkryetarin Spahiu nuk lidhej me çështjen e tre anëtarëve të gjykatës së apelit Durrës për të cilët është propozuar procedim disiplinor pasi mendohet se në shkelje të ligjit i dhanëpafajësi Mihal Delijorgjit, drejtuesit të kompanisë shqiptare që vepronte në Gërdec i cili ishte akuzuar më parë për kontrabandë.

"Procedimi displinor ndaj tre gjyqatrëve të një gjykate apeli ka filluar prej më se 10 ditësh dhe ka nisur me nënshkrimin e aktit të fillimit të procedimit disiplinor, siçligji e thotë, nga ministri I Drejtësisë. Kjo është një procedim rutinë që ka nisur e do të vazhdojë deri në fund. Pra nuk ka të bëjë fare me procedimin disiplinor të këtyre gjyqtarëve apo çështjen konkrete",deklaroi ministri.

Megjithatë situata nuk duket se do të kalojë në qetësi, ndonëse ministri i Drejtësisë thotë se me Këshillin nuk ka asnjë përplasje institucionesh në aspektin politik. //bsa//

XS
SM
MD
LG