Lidhje

Goditjet pa dhimbje më të rrezikshme për zemrën. Shqetësime rreth shtimit të rasteve të diabetit


Goditjet pa dhimbje janë më të rrezikshme për zemrën

Nga mesi i muajit të kaluar pasi ishte kthyer nga udhëtim pune, gazetari i njohur amerikan Tim Rasërt vdiq në zyrën e tij. Shkaku ishte një sëmundje e papritur në arteret e zemrës. Studimet kanë treguar se ndonjëherë këto goditje pa dhimbje në zemër, janë shpesh më të rrezikëshme sesa ato me dhimbje të cilat mund të dallohen dhe trajtohen. Gjithashtu studimet tregojnë për një shtim të rasteve të kësaj sëmundjeje edhe në vendet në zhvillim.

Sëmundjet koronare, janë sëmundje të artereve që furnizojnë zemrën me gjak dhe që mund të shkaktojnë vdekje të papritur. Mundësia e vdekjes nga një sëmundje e tillë, pa shenja paralajmëruese, në fakt është e frikëshme.

Kardiologu Peter Libi thotë se kjo sëmundje godet papritur prek rreth 50 përqind të burrave dhe 65 përqind të grave. Ajo shfaqet me një goditje të vogël në zemër, pa dhimbje, dhe kjo shpesh mund të jetë shenja e parë dhe e fundit.

Mjekët përllogarisimin se thuajse gjysma e atyre që provojnë një goditje të tillë në zemër nuk e dijnë se e kanë pësuar atë. Kjo për arsye se zemra nuk ndjen dhimbje. Dhimbja që njerëzit ndjejnë gjatë një goditje të zakonëshme në zemër ndodh kur fijet nervore të zemrës përplasen ose ndërthuren me fijet nervore të krahut, gjoksit ose shtyllës kurrizore.

Pacientët në këto raste mund t'iu nënshtrohen analizave të stresit dhe skanimeve dhe mjekët madje mund të fusin kamera shumë të vogla nëpër arteret e gjakut për të parë nëse në to është depozituar kolesterinë ose në se arteriet janë ngushtuar.

Doktor Daniel Rader, i secializuar për sëmundjet kardio-vaskulare thotë se këto analiza janë shumë të dobishme për parandalimin e bllokimit të artereve, por megjithatë shumica e goditjeve në zemër, sidomos ato pa dhimbje, nuk ndodhim kështu. Në fakt ato ndodhin kur një pjesës e vogël gjaku i mpiksur a kolesterinë pëllcet ose fryhet menjëherë, njësoj si misrat kokoshkë

Ky shpërthim i menjëherëshëm mund të shkaktojë brenda pak sekondash bllokimin e rrjedhës së gjakut në zemër. Rezultati është vdekja e papritur. Kjo është arsyeja që masat parandaluese janë të domosdoshme dhe shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës rekomandon disa hapa të thjeshtë:

Mospirje duhani, dietë të shëndetëshme, mbajtja e peshës trupore, kolesterinës nën kontroll dhe të paktën 30 minuta ushtrime fizike në ditë edhe në qoftëse ato kryehen me ndërprerje brenda një intervali 10 minutash.

Shumë amerikanë i kanë ndjekur këto udhëzime dhe gjatë 20 vjetëve të fundit numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në Shtetet e Bashkuara është pakësuar 25 përqind.


Shqetësime rreth shtimit të rasteve të diabetit

Ekspertë të shëndetësisë paralajmërojnë se sëmundja e diabetit po vjen duke u përhapur dhe kjo prirje mund të ndryshohet vetëm në se rreziku që e shkakton atë, si mbipesha dhe plogështia fizike, njihen nga të gjithë.

Diabeti po përhapet me shpejtësi, thonë ekspertët amerikanë të shëndetësisë. Sot 8 përqind e amerikanëve vuajnë nga diabeti, ndërsa më 1960 kjo shifër ishte 4 përqind. Rastet e të sëmurëve me diabet po shtohen me shpejtësi edhe në vende të tjera. Sipas federatës ndërkombëtare kundër diabetit, në mbarë botën ka 246 milionë të prekur nga diabeti dhe ky numër pritet të arrijë në 380 milionë në vitin 2025. Të njëjtat burime thonë se 80 përqind e njerëzve me diabet të tipit 2 jetojnë në vendet në zhvillim.

Ky lloj diabeti është vdekjeprurës dhe numri i të vdekurve nga kjo sëmundje sot në botë është i barabartë me numrin e të vdekurve nga virusi HIV e Sida. Në Shtetete e Bashkuara, ekspertët thonë se diagnostikimi i herëshëm i diabetit ka bërë që numri i vdekjeve nga kjo sëmundje në Amerikë të pakësohet.

Ekspertë të shëndetësisë paralajmërojnë gjithashtu se rreziqet që e shkaktojnë diabetin, si mbipesha dhe plogështia fizike, duhet të njihen nga të gjithë, në mënyrë që raste e diabetit të shkojnë drejt pakësimit.

XS
SM
MD
LG