Lidhje

Libani formon qeverinë e re të bashkimit kombëtar


Libani formoi qeverinë e re të bashkimit kombëtar si pjesë e marrëveshjes që shpëtoi fraksionet politike rivale nga lufta civile.

Kabineti i ri prej 30 anëtarësh i jep opozitës së drejtuar nga Hezbollahu 11 vende dhe të drejtën e vetos mbi vendimet e qeverisë. Shumica e mbështetur nga perëndimi merr 16 poste ndërsa presidenti cakton tre të tjerë.

Opozita mori postin e ministrit të jashtëm ndërsa shumica në pushtet ministrinë e financave.

Lista u shpall në një dekret të nënshkruar sot nga presidenti Majkëll Sulejman dhe kryeministri Fuad Siniora.

Presidenti Sulejman u tha gazetarëve se një nga detyrat e para të qeverisë së re është të përgatiten për zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. //bsa//

XS
SM
MD
LG