Këngëtarja dhe kompozitorja, Keyshia Cole, është bërë shumë shpejt një zë i preferuar mes dëgjuesve të muzikës hip-hop dhe rhythm & blues. Përveç zërit të saj të ëmbël dhe të ngrohtë, ajo ka tërhequr një audincë të gjerë edhe për temën që trajton, anën e dhimbshme të dashurisë.
Këngëtarja 26-vjeçare ka patur një përvojë të vështirë në dashuri. Ajo thotë se e pati tepër të rëndë kur i dha fund marrdhënieve me djalin të kishte në plan të martohej, pasi ai kishte lidhje me një grua tjetër.
Megjithatë, Keyshia Cole nuk e la këtë përvojë të dhimbshme emocionale ta pengonte në ëndërrën e saj për t'u bërë këngëtare profesioniste, por ajo filloi të kompozonte këngë me këtë motiv.
Albumi i saj i parë, "The Way It Is" doli në qarkullim në vitin 2005 dhe kënga "Love" e këtij albumi u bë një nga hitet më të preferuara të kohës. Kritikët e muzikës thonë se Cole ka një formë të çiltërt interpretimi që të bën ta ndjesh dhimbjen dhe dëshpërimin për të cilat ajo këndon.
Albumi i saj më i fundit është "Just Like You", nga i cili
kemi zgjedhur këngën "I Remember". Keyshia Cole thotë se
dëshiron të jetë shembull për njerëzit që të besojnë në vetvete. Ja tani një tjetër hit i saj, po nga albumi
"Just Like You", është kënga
me titull "Let It Go".