Lidhje

General Motors shkurton prodhimin e kamionëve dhe vendet e punës


Kompania amerikane e prodhimit të makinave, General Motors, po e shkurton prodhimin e kamionëve, si dhe koston e vendeve të punës, në përpjekje për të përballuar pakësimin e numrit të shitjeve dhe rritjen e çmimit të naftës.

Shefi Ekzekutiv i kompanisë, Rick Wagoner, e bëri të njohur planin sot në qytetin e Detoriti, ku ndodhet qendra e kompanisë. Në plan përfshihen shkurtimi i shpenzimeve për punonjësit, si përfitimet shëndetësore dhe pensionet, me 20 për qind. General Motors po ashtu ka në plan të shesë disa nga pronat, me vlerën e 4 miliardë dollarëve dhe të marrë hua dy miliardë dollarë të tjerë. Zoti Wagoner thotë se këto masa synojnë të krijojnë fonde me vlerën e 15 miliardë dollarëve për të mbuluar humbjet e krijuara deri tani.

Plani po ashtu përfshin pakësimin e mëtejshëm të prodhimit të kamionëve të mëdhenj dhe automjeteve sportive. General Motors nuk po prodhon makina të mëdha, që kur konsumatorët filluan të kërkojnë makina më të vogla, që shpenzojnë më pak karburant. Në gjysëm e parë të këtij viti shitjet e kompanisë ranë me 16 për qind, ndërsa shitja e kamionëve ka rënë me 20 për qind.//rd//

XS
SM
MD
LG