Lidhje

Lil Uein një nga artistët më të sukseshëm të muzikës rep në Amerikë


Artisti i muzikës rep, Duein Karter, i Riu, i njohur si Lil Uein, po e kapërcen traditën në industrinë e muzikës rep. Me zërin e tij të pazakontë, ai ndryshon mjaft nga repistët e tjerë, që kanë filluar të tingëllojnë të gjithë një lloj.

Lil Uein është cilësuar si repisti më i mirë sot në botë. Albumi i tij më i fundit "Tha Carter III" u vu në qarkullim më 10 qershor dhe që në javën e parë prej tij u shitën më shumë se një milion kopje. Kjo është kënga "A Milli" e këtij albumi.

25-vjeçari Duein Karter u lind në Nju Orlins të Luizianës. Ai u takua me drejtuesin e kompanisë së incizimeve që kur ishte 11 vjeç. Lil Uein filloi të ushtronte formën e "stilit të lirë" të muzikës në vitet e adoleshencës. Në vitet që pasuan, ai incizoi muzikë me grupin e tij Hat Bojs, por mori pjesë me interpretimet e tij edhe në albume të artistëve të tjerë.

Në vitin 1999, ai ishte shkëputur nga grupi Hat Bojs dhe inperpretonte dhe incizonte muzikën që kompozonte vetë. Po Lin Uein u bë i famshëm me albumin "Tha Carter" në vitin 2004. Atëhere ai kishte përpunuar zërin e tij, që e dallonte atë nga repistë të tjerë të famshëm.

Sot Lil Uein është një nga këngëtarët më të preferuar jo vetëm të amatorëve të hip-hop-it. Ai një nga artistët më të sukseshëm të muzikës rep në Amerikë.

Nga albumi i tij "Tha Carter III", ju sjellim tani këngën "Lollipop", dhe me këtë këngë të dashur dëgjues e përfundojmë edhe këtë edicion të Zërit të Amerikës, ju falenderojmë për vemendjen dhe ju urojmë një fund jave të këndëshme.//iç//

XS
SM
MD
LG