Lidhje

Arrestohet ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç


Zyra e Presidentit të Serbisë Boris Tadiç njoftoi arrestimin e ish-udhëheqësit të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç, një ndër personat më të kërkuar në botë.

Radovan Karaxhiç, i cili ka qenë në arrati prej më shumë se 10 vjetësh, kërkohej nga Gjykata e Hagës nën akuzat për gjenocid.

Karaxhiçi, udhëheqës i serbëve të Bosnjes gjatë luftës së viteve '90, akuzohet për vrasjen e mijëra civilëve. Këtu përfshihen edhe mbi 8 mijë viktimat e masakrës së Srebrenicës të vrarë nga forcat serbe të Bosnjes.

Radovan Karaxhiç ishte një ndër 4 hëheqësit e periudhës së luftrave ballkanike që kërkoheshin nga Gjykata e Hagës. Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç dhe ish-udhëheqësi i serbëve të Kroacisë Goran Haxhiç ende nuk janë kapur. Policia serbe arrestoi ish komandantin e policisë serbe të Bosnjes Stojan Zhupljanin muajin e kaluar. //ad//

XS
SM
MD
LG