Lidhje

BE: Arrestimi i Karaxhiçit mund t’i hapë rrugën anëtarësimit të Serbisë


Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se arrestimi i të dyshuarit për krime lufte Radovan Karadzic mund t’i hapë rrugën anëtarësimit të Serbisë në organizatën me 27 anëtarë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së që po mbajnë një takim në Bruksel, e përshëndetën arrestimin si një hap të rëndësishëm përpara drejt anëtarësimit të ardhshëm. Ministri i Jashtëm Bernard Kouchner e quajti arrestimin një zhvillim pozitiv për afrimin me pjesën tjetër të Evropës.

Hollanda dhe Belgjika kishin bllokuar përpjekjet e mëparshme për futjen e Serbisë në rrugën e anëtarësimit të mundshëm, edhe për shkak të dështimit të Beogradit për të dorëzuar të dyshuarit për krime lufte.

Prokurorët e gjykatës po e konsiderojnë arrestimin një moment të rëndësishëm për viktimat e krimeve të luftës dhe thonë se kjo është provë që askush nuk është mbi ligjin.

Shtetet e Bashkuara, OKB-ja dhe Këshilli i Evropës e përshëndetën arrestimin. //kk//

XS
SM
MD
LG