Lidhje

Barak Obama komenton për angazhimin e trupave amerikane në Irak


Kandidati demokrat për president Barak Obama tha se synimi i tij, në se zgjidhet president i Shteteteve të Bashkuara, është që trupat amerikane të mos angazhohen më në operacionet luftarake në Irak.

Senatori demokrat u tha sot gazetarëve në Jordani, se ndërsa në Irak ka patur arritje në fushën e sigurisë, tani atje nevojitet një zgjidhje politike. Ai tha se në qendër të luftës kundër terrorizmit është tani Afganistani.

Senatori Obama takohet sot edhe me Mbretin Abdullah të Jordanisë, në Aman. Po sot më parë, zoti Obama vizitoi provincën Anbar të Irakut, ku u takua me udhëheqësit suni, që i kanë ndihmuar forcat amerikane në luftën kundër kryengritësve të Al Kaidës në Irak.

Dje, zoti Obama u takua me kryeministrin irakian Nuri Al Maliki në Bagdad. Senatori Obama tha se kryeministri Maliki ritheksoi shpresën e tij që “trupat amerikane të mund të tërhiqen nga Iraku në vitin 2010”. (ze)

XS
SM
MD
LG