Lidhje

Radovan Karaxhiç  do të vetëmbrohet në Gjykatën e Hagës


Avokati i Radovan Karaxhiçit thotë se ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes ka në plan të vetëmbrohet në Gjykatën e Hagës për krime lufte, ndaj akuzave për gjenocid. Svetozar Vujaçiç thotë se Karaxhiç do të konsultohet me një ekip juristësh për t’u vetëmbrojtur. Ai tha po ashtu se klienti i tij do ta apelojë vendimin për ekstradimin e tij nga gjykata e Serbisë për në Hagë.

Karaxhiçi u arrestua të hënën në Beograd. Zyrtarët thanë se kishin arritur ta gjenin atë duke gjurmuar njerëzit që dyshoheshin se e ndihmonin atë. Akuzat për genocid ndaj Karaxhiçit burojnë nga masakra e vitit 1995 në Srenbrenicë, ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë. Ai akuzohet gjithashtu për rrethimin e Sarajevës, gjatë së cilit humbën jetën mijëra njerëz në kryeqytetin e Bosnjës.//lk

XS
SM
MD
LG