Lidhje

Barak Obama në Gjermani: Nuk duhet të ketë mur ndarës mes aleatëve në dy anët e Atlantikut


Kandidati demokrat për president Barak Obama i inkurajoi evropianët dhe amerikanët të punojnë së bashku, për të mposhtur terrorizmin dhe ekstremizmin që e ushqen atë.

Duke folur para një turme entuziaste prej dhjetra mijëra vetësh në Berlin, zoti Obama tha se nuk duhet të ekzistojë asnjë mur ndarës mes aleatëve nga të dyja anët e Atlantikut, ose mes të krishterëve, myslimanëve dhe hebrenjve.

Ishte fjalimi i parë zyrtar i turneut ndërkombëtar në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. Ai shpalosi gjithashtu vizionin e tij për Amerikën dhe tregoi se ky vizion e tërhoqi babain e tij në brigjet e saj, me idealet, me të cilat mund ta identifikojnë veten të gjithë njerëzit.

Turneu i kandidatit demokrat dhe pasqyrimi i tij nga media janë kritikuar ashpër nga fushata e rivalit të tij demokrat Xhon Mekein. Agjencia e lajmeve "Associated Press" citon senatorin të thotë, se do t’i kishte pëlqyer të mbante një fjalim në Gjermani. Por ai shton, se do të preferonte ta mbante atë si president dhe jo si kandidat.//lk

XS
SM
MD
LG