Uragani Dolli u dobësua sot, duke u shndërruar në një stuhi tropikale, pas goditjes së Tokës, në shtetin e Teksasit, me erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm. Metereologët parashikojnë që stuhia do të zbutet edhe më tej në Teksas, ku do të shkaktojë shira me nivel rreth 50 centimetra në disa rajone.
Mijëra njerëz u detyruan dje të hyjnë nëpër strehime në Teksas dhe në Meksikë dhe dhjetra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Deri tani, rajoni me popullsi të dendur Rio Grande Valley ka shpëtuar nga përmbytjet. Guvernatori i Teksasit, Rik Perri deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në 14 zona të shtetit, në prag të goditjes nga stuhia.//lk