Lidhje

Senatori Obama shkon në Londër pas takimit në Paris me Presidentin Sarkozi


Kandidati demokrat për president, Barak Obama, mbërriti në Londër, ndalesa e fundit e turneut të tij nëpër botë, synimi i të cilit është forcimi i kredencialeve të tij në politikën e jashtme para zgjedhjeve të nëntorit.

Senatori Obama u prit të aeroportin Heathrow dje nga ambasadori amerikan në Britaninë e Madhe, Robert Holms Tuttle, bashkëshortja e tij Maria dhe zyrtarë të tjerë.

Zoti Obama do të takohet me Kryeministrin birtanik, Gordon Brown gjatë vizitës në Londër. Ai ka në plan gjithashtu të takohet me ish Kryeministrin britanik, Tony Blair, dhe me udhëheqësin e opozitës konservatore britanike, David Cameron, para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Në Paris, Senatori Obama u takua me presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi. Ata diskutuan, mes të tjerash për luftën në Irak dhe Afganistanin, si dhe shtimin e marrëdhënieve ndër-Atlantike.

Pas bisedimeve në Paris për një gamë të gjerë çështjesh me presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi, senatori Obama vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa mund të arrijnë shumë më tepër kur bashkëpunojnë me njera tjetrën.

Dy personalitetet thanë se diskutuan, mes të tjerash, për Iranin, Lindjen e Mesme, Afganistanin si dhe për përpjekjet e paqes në gjithë botën. Zoti Sarkozi tha se historia, që ai e cilësoi si "përvoja Obama", prek zemrat e popullit francez.

Ndalesa në Paris pasoi vizitën madhështore në Gjermani, ku zyrtarët thanë se rreth 200 mijë njerëz u mblodhën për të përshëndetur Senatorin Obama tek Kolona e Fitores në Berlin. Zoti Obama u bëri thirrje thirrje evropianëve dhe amerikanëve të punojnë së bashku për të mposhtur terrorizmin dhe ekstremizmin që e ushqen atë. Ai i bëri gjithashtu thirrje Evropës të qendrojë krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të vendosur stabilitetin në Afganistan dhe për t’i dhënë fund luftës në Irak.

Turneu i kandidatit demokrat, përshirë fjalimin e tij në Gjermani, si dhe pasqyrimi i turneut nga media janë kritikuar ashpër nga fushata e rivalit të tij republikan John McCain. Duke bërë dje fushatë në shtetin Ohajo, senatori Mekein tha se do të donte të mbante një fjalim në Gjermani, por si president dhe jo si kandidat. //iç//

XS
SM
MD
LG