Lidhje

Mbi dhjetë bomba të vogla shpërthejnë në Indinë perëndimore


Zyrtarët thonë se mbi dhjetë bomba të vogla shpërthyen në Indinë perëndimore, duke vrarë të paktën 15 vetë dhe duke plagosur rreth 90 të tjerë. Incidentet e së shtunës u kryen një ditë mbas një serie shpërthimesh në qytetin jugor të Bangalores.

Të shtunën shpërthimet ndodhën në një pjesë të vjetër të qytetit të Ahmedabadit në shtetin e Guxharatit. Policët thonë se një nga bombat shpërtheu në një autobus me pasagjerë, ndërsa një tjetër ishte vendosur në një biçikletë.

Ministri i Brendshëm indian Shakeel Ahmed tha se ai ishte i tronditur që shpërthimet ndodhën, pavarësisht masave të larta të sigurisë të ndërmarra në qytetet indiane, mbas shpërthimit ditën e premte në Bangalore, ku u vra një person dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Ministrat e qeverisë indiane thanë se sulmet kanë për qëllim të destabilizojnë vendin, duke nxitur tensione sociale. Për shpërthime të ngjashme në qytete të tjera të Indisë, janë akuzuar militantë islamikë.

Ahmedabad ishte skenë e përleshjeve mes grupeve hindu dhe myslimanë në vitin 2002, si pasojë e të cilave u vranë të paktën 1 mijë vetë. //bsa//

XS
SM
MD
LG