Lidhje

Aleksa Buha pretendon se ka qënë i pranishëm në takimin Karaxhiç-Hollbruk


Një ish ministër i Jashtëm serb ka thënë se ka qënë dëshmitar i marrëveshjes sekrete mes ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, dhe ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Riçard Hollbruk.

Aleksa Buha i tha Radio Beogradit dje se ai kishte qënë i pranishëm kur Karaxhiçi u takua me Hollbrukun në viitn 1996. Buha pretendon se Karaxhiçi dhe Hollbruku ranë dakord, se Karaxhiçi nuk do të ndiqej penalisht nga Gjykara e Hagës për krime lufte, po të largohej nga jeta publike.

Departamenti amerikan i Shtetit e hodhi poshtë të enjten ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë, ndërsa zoti Hollbruk tha të premten se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Në një lajm tjetër dje, gazeta Blic e Serbisë njoftonte se Karaxhiçi mbrohej nga Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e Internetit të Blicit, ish ambasadori amerikan në Serbi, Uiliam Montgomeri, e hodhi poshtë idenë e ekzistencës së në marrëveshjeje me Karaxhiçin, duke e quajtur gjithë këtë histori një klishe të vjetër dhe qesharake. //iç//

XS
SM
MD
LG