Lidhje

Privatizimi i KESH-it ngre shqetësime për çmimin e energjisë


Përfaqësues të qeverisë shqiptare hodhën poshtë komentet, sipas të cilave, privatizimi i rrjtetit të shpërndarjes në Korporatën Elektro-energjitike Shqiptare do të sjellë një rritje të pakontrolluar të çmimit të energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, një degë e veçantë e KESH-it është përgatitur të privatizohet për të përmirësuar mbledhjen e fitimeve të këtij sektori.

Ministri i financave, Ridvan Bode, deklaroi sot se privatizimi i shpërndarjes së KESH-it jo vetëm nuk do të rrisë çmimin e energjisë elektrike, por edhe do të zgjidhë problemin kryesor të kësaj fushe, që është mbledhja e faturave të papaguara dhe abuzimi me energjinë.

“Kompania e ardhshme private e shpërndarjes dhe arkëtimit të energjisë do të furnizohet nga KESH-i dhe çmimet do të përcaktohen në kontratë me të” - tha zoti Bode.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u kanë kërkuar vazhdimisht autoriteteve shqiptare që të përmirësojnë administrimin e KESH-it, investim për burime të reja prodhimi, matje të saktë të konsumit, dhe pagesa të energjisë së harxhuar.

Humbjet dhe vjedhjet e energjisë janë një problem kritik për korporatën që nuk mbledh dot paratë nga konsumatorët dhe as nuk ndërpret dot mijëra lidhjet e paligjshme në rrjet dhe privatizimi shihet si rruga më e mirë. //kk//

XS
SM
MD
LG