Presidenti i Serbisë është zotuar të kapë dy personat e tjerë më të kërkuar nga Gjykata e Hagës, megjithë zemërimin që kanë shprehur ultranacionalistët nga arrestimi i ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç.
Presidenti Boris Tadiç tha të djelën në Beograd se vendi i tij ka vullnetin dhe vendosmërinë për të arrestuan ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç, dhe ish-udhëheqësin e serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç. Ekstremistët i konsiderojnë të dy të dyshuarit si heronj, megjithëse ata janë akuzuar për gjenocid për rolin e tyre në luftrat ballkanike të viteve '90.
Radovan Karaxhiç u arrestua 2 javë më parë në Beograd, pas më shumë se një dekade në arrati. Ai u transferua javën e kaluar në Gjykatën e Hagës.
Media serbe njofton se Presidenti Tadiç ka marrë një numër kërcënimesh me vdekje nga ultranacionalistët, që kur njoftoi kapjen e Karaxhiçit. //ad//