Presidenti Bush niset sot nga Uashingtoni për një turne në tri vende të Azisë, gjatë të cilit do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike në Pekin.
Para se të mbërrijë në Kinë, presidenti Bush do të ndalet në Korenë e Jugut dhe Tajlandë ku do të diskutojë mbi çështje tregtare dhe përkjekjet për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se presidenti Bush dhe presidenti koreano jugor Mi Munk Bak do të takohen nesër. Ndihmësit e tij thonë se në Tailandë, presidenti do të mbajë një fjalim që do të jetë një vlerësim i politikës amerikane në Azi gjatë periudhës së tij si president.
Gjatë qëndrimit në Bangkok, presidenti Bush do të
njihet nga afër me përpjekjet e ndihmave për viktimat e ciklonit në Birmaninë
fqinje dhe do të takohet me veprimtarë birmanezë. Zonja e parë, Laura Bush ka
në plan të shkojë në kufirin tailandezo-birmanez për të vizituar një kamp
refugjatësh dhe një klinikë. //kk//