Lidhje

FBI zbulon të dhëna kundër shkencëtarit Brus Ajvins


Departanti i Drejtësisë ka hedhur dritë mbi të dhënat kundër të dyshuarit kryesor në sulmet vdekjeprurëse të vitit 2001 me lëndën kimike anthraks, një shkencëtar për ushtrinë, i cili javën e kaluar kreu vetëvrasje. Në një konferencë shtypi dje, zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thanë se shkencëtari Brus Ajvins, kishte në përdorim një sasi të madhe anthraksi shumë të koncentruar që doli se ishte i njëjtë me helmin që shkaktoi vdekjen e 5 personave dhe dëmtoi 17 të tjerë.

Prokurori amerikan për Distriktin e Kolombias, Xhefri Tejlër, i tha gazetarëve në Uashington se dhjetëra provat e reja në dokumantat e gjykatës të papublikuara të çojnë në një përfundim.

"Sipas të të gjitha të dhënave që mblodhëm kundër tij, jemi të sigurtë se Dr. Ajvins ishte personi i vetëm përgjegjës për këto sulme".

Pak kohë pas 11 shtatorit, letrat brenda të cilave kishte anthraks iu postuan ligjvënësve, redaksive të gazetave dhe vende të tjera, duke vazhduar çorientimin e amerikanëve dhe duke bërë që shumë njerëz të kishin frikë të hapnin kutitë e tyre pastare. Për shtatë vjet çështja kishte mbetur e pazgjidhur.

Prokurori tha se i vjen keq që hetuesit nuk do të kenë mundësinë të paraqesin provat përpara një jurie. Zoti Tejlër tha se prova më e rëndësishme, të cilës ai iu referua si "armë vdekjeprurëse" ishte një epruvetë me anthraks.

"Siç dyshohet në dokumentat e gjykatës, materiali fillestar i grimcave të anthraksit të përdorur në këto sulme ishte një epurvetë e vetme me grimca që ishte prodhuar dhe mbajtur vetëm nga Dr. Ajvin".

Hetuesit thanë se ata gjithashtu kishin gjetur në laboratorin e zotit Ajvin të njëjtët zarfa që ishin përdorur për postimin e letrave me anthraks dhe se ai kishte punuar, jo si zakonisht, me orë të zgjatura rreth periudhës së sulmeve dhe nuk mundi të jepte sqarime të sakta për orët e punës mbi orarin zyrtar.

Për 35 vjet, Dr. Brus Ajvins ishte një nga shkencëtarët kryesorë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në kërkim të vaksinës dhe kurës kundër ekspozimit ndaj anthraksit. Puna e tij në laboratorin biokimikal të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Fort Derrik të shtetit të Merilendit, i dha atij nderimin më të lartë për ponunjësit civilë në Pentagon.

Por 62 vjeçari, i martuar dhe me dy fëmijë, kreu vetëvrasje javën e kaluar duke marrë mbidozë medikamentesh qetësuese, pasi prokurorët e nxorën atë të dyshuarin kryesor në çështjen e anthraksit që kishte 7 vjet që nuk ishte zgjidhur.

Dokumentet e publikuara dje e tregojnë Ajvin si shumë të shqetësuar dhe njëri pranoik, i cili kur u balafaqua me akuzat dhe mundësinë për marrjen e dënimit me vdekje, i tha një punonjësi social se kishte në plan të vriste kolegët e tij dhe individë të tjerë të cilët gabimisht e implikuan atë.

I pyetur për motivet e mundëshme për vrasjet e 2001, zoti Tejlër tha se Ajvins, në kohën e këtyre sulmeve, mund të ketë pasur një presion profesional gjatë kërkimeve për zbulimin e vaksinës kundër anthraksit

"Një teori është se duke kryer këto sulme, ai krijoi një situatë, një skenar, ku njerëzit papritur kuptuan se kishin nevojë për vaksinën e tij".

Përpara konferencës së djeshme të shtypit, Drejtori i FBI-së, Robert Myller, informoi me dyer të mbyllura ata që mbijetuan dhe familjet e viktimave. Zyrtarët thanë se tani ata do të fillojnë procesin e mbylljes së çështjes. //iç//

XS
SM
MD
LG