Lidhje

SHBA merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike


Shtetet e Bashkuara kanë marrë të parat medalje të arta në konkurimet olimpike në Pekin. Ndër më të spikaturat e para medalje e artë për Shtetet e Bashkuara në skermë, si dhe fitorja e notarit Majkëll Felps në 400-metra stil të përzier.

Felps shkurtoi 1 sekond e gjysmë rekordin e tij në garën stil i përzier për meshkuj. Ishte një garë shumë emocionuese për Felps, pasi ai shihet si pretendenti kryesor i ekipit amerikan të notit. Majkëll Felps ka caktuar si objektiv të fitojë 8 medalje të arta në këto Lojëra Olimpike.

Po në garat e notit, australiania Stefani Rajs theu rekordin botëror dhe mori medaljen e artë në garën e 400 metrave stil i përzier për femra. Koreano-jugori Park Tae-Huan fitoi në 400 metra stil i lirë, ndërsa Holanda mori medaljen e artë në stafetën 4 herë 100 metra stil i lirë për femra.

Kina ka marrë deri tani 3 medalje të arta, në garat e qitjes për distancën 10 metërshe, në zhytje të sinkronizuar nga lartësia 3 metra dhe në peshëngritje për meshkuj në kategorinë 56 kilogramë.

Mateo Taliariol i Italisë mori medaljen e artë në garat e skermës për meshkuj.

Ndërkaq, ekipi amerikan i skermës për femra mori medaljen e artë, e para medalje e artë për amerikanët në këto Lojëra Olimpike. Ekipi amerikan vendosi edhe një rekord të ri, megjithëse nuk arriti të marrë medaljen e artë. Kapitenia e ekipit të femrave për not, stil i lirë, është sportistja më e madhe në moshë që konkuron në ekipin amerikan. 41-vjeçarja Dara Torres, udhëhoqi ekipin e saj drejt fitorjes së medaljes së argjendtë. //bsa//

XS
SM
MD
LG