Lidhje

Poloni-SHBA arrijnë marrëveshjeje


Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendi i tij arritën një marrëveshje lidhur me dislokimin e sistemit amerikan të mbrojtjes nga raketat në Evropën Lindore.

Kryeministri polak tha se Shtetet e Bashkuara kishin pranuar kërkesat e Polonisë për një bashkëpunim më të madh ushtarak. Këtë njoftim ai e bëri pasi diplomatët amerikanë dhe ata polanë përfunduan një raund tjetër bisedimesh sot në Varshavë.

Polonia ka kërkuar më shumë garanci për projektin.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri polak Tusk kishte thënë se konflikti mes Gjeorgjisë dhe Rusisë shton gjasat që Shtetet e Bashkuara ta shqyrtojnë propozimin e Polonisë që raketat amerikane te vendosen në menyrë të përhershme në Poloni.

Zoti Tusk kishte refuzuar një muaj më parë ofertën amerikane për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes ajrore të Polonisë në shkëmbim për vendosjen e raketave amerikane atje. Ai tha se çdo marrëveshje e arritur duhet të forcoje sigurinë e Polonise, të përmirësojë mbrojtjen polake dhe të lejojë që raketat amerikane të qendrojnë në mënyrë të përhershme në Poloni.

XS
SM
MD
LG