Lidhje

Vdes serbi i plagosur në protestat pro Karaxhiçit


Një zyrtar i lartë i partisë ultranacionaliste serbe tha se një përkrahës i të akuzuarit për krime lufte Radovan Karaxhiçit vdiq nga lëndimet e marra në protestat në përkrahje të Karaxhiçit muajin e kaluar në Beograd.

Ranko Paniç, serb nga Kroacia kishte marrë pjesë në protestat që u organizuan për të kundërshtuar ekstradimin e Radovan Karaxhiçit në Hagë.

Aleksandër Vuçiç, një udhëheqës i partisë radikale serbe u tha gazetarëve sot se Paniç ishte rrahur keq gjatë protestave dhe se kishte marrë lëndime në bark, gjë që çoi në vdekjen e tij të premten.

Vuçiç kërkoi që autoritetet të gjejnë personat përgjegjës për rrahjen e Paniçit. //bsa//

XS
SM
MD
LG