Lidhje

Kryebashkiaku i ri i Beogradit, anëtar i Partisë Demokratike


Këshilli bashkiak i Beogradit zgjodhi një anëtar të Partisë Demokratike si kryebashkiakun e qytetit ndërsa pritej që një politikan ekstremist i djathtë të merrte këtë post.

Këshilli zgjodhi sot zotin Dragan Djlias në këtë post.

Koalicioni qeverisës në Beograd, i cili përbëhet nga partia serbe pro-perëndimore demokrate si dhe nga nacionalistët socialistë, është bërë bashkë me partinë e vogël liberale demokratike për të mbështetur kandidaturën e kryebashkiakut.

Më herët këtë vit, partia socialiste bëri publike një aleancë me partinë ultra-nacionaliste radikale. Koalicioni mori fund kur udhëheqësia socialiste ra dakord të formonte një koalicion në rang kombëtar me partitë pro-perëndimore.

XS
SM
MD
LG