Lidhje

Riki Martin, baba i binjakëve


Jeta e Ricky Martinit këto ditë nuk do t'i shkonte për shtat këngës së tij Livin la vida Loca - Ai u bë babai i dy djemëve binjak.

Gruaja që pranoi të jetë nëna e fëmijëve, i lindi binjakët disa javë më parë - kjo sipas agjentit publik të Ricky Martin. Fëmijët lindën të shëndetshëm dhe janë tani nën kujdesin e plotë të Martin. Këngëtari është shumë i ekzaltuar të fillojë këtë kapitull të ri në jetën e tij dhe do të kalojë pjesën tjetër të vitit jashtë spoteve publike për të kaluar sa më shumë kohë me fëmijët e tij.

Martin 36 vjeç ka shitur miliona kopje albumesh. Gjatë viteve të fundit ylli portorikan ka qënë aktiv në përpjekjet e bamirësisë, përfshi parandalimin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.//rd//

XS
SM
MD
LG