Lidhje

Moska: Trupat ruse janë tërhequr nga qyteti i Gorit, afër kufirit me Osetinë Jugore


Një zyrtar i lartë rus tha se trupat ruse po tërhiqen nga qyteti kryesor gjeorgjian i Gorit, afër kufirit me Osetinë Jugore.

Zyrtari i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Kakha Lomaia, tha sot se forcat ruse janë tërhequr tashmë nga ai qytet.

Po sot, një gjeneral i lartë rus në Moskë, tha se forcat e vendit të tij do të tërhiqen plotësisht nga Gjeorgjia në bazë të afatit të caktuar në marrëveshjen e armëpushimit. Presidenti rus, Dmitri Medvedev, kishte premtuar setërheqja e trupave ruse do të përfundonte sot.

Por gjenerali amerikan Xhon Krodak, komandanti i lartë i forcave aleate të NATO-s, u tha sot gazetarëve në Tbilisi se trupat ruse po largohen nga Gjeorgjia me një rritëm shumë të ngadalshëm.

Sipas disa mjeteve të shtypit, sot nuk ka pasur shumë lëvizje të trupave ruse nga pozicionet e tyre në Gjeorgji. Dëshmitarët në qytetin port Poti në Detin e Zi thanë se trupat ruse kanë ngritur postblloqe afër një rruge kryesore.

Presidenti amerikan Xhorxh Buxh i tha presidentit gjeorgjian Mikail Sakashvili dje se Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Rusisë që t’i përmbahet marrëveshjes për tërheqjen e trupave dhe t’i japë fund asaj që presidenti Bush e quajti “shtetrrethim rus të Gjeorgjisë.”

Krye-komandanti i këmbësorisë ruse, gjenerali Vladimir Boldirev thotë se pikat e kontrollit të paqeruajtësve do të hapen sot në një zonë sigurie rreth Osetisë Jugore. Ai tha se trupave që nuk do të jenë të përfshirë në këto operacione do t’u marrë rreth 10 ditë për t’u kthyer në Rusi. (ze)

XS
SM
MD
LG