Lidhje

SHBA po ndërmarrin një nismë të re për të forcuar shtetet me qeverisje të dobëta


Në një kohë kur bota sa vjen dhe bëhet edhe më e ndërlidhur, Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin një nismë të re për të forcuar shtetet me qeverisje të dobët dhe për stabilizimin e vendeve në krizë.

Një nga sfidat me të cilat përballet bota sot dhe që do të vazhdojë edhe për vitet që vijnë, tha Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs, do të jetë puna me shtetet e dobta dhe të qeverisura keq.


"Këto kriza krijojnë anarki, konflikte dhe territore të paqeverisura...ku dhuna dhe represioni mund të përhapen." - tha ajo

Është e qartë se manaxhimi i problemeve të shteteve të dështuara, tha Sekretarja Rajs, do të jetë pjesë e politikave të jashtme amerikane në të ardhmen. Shpesh, rindërtimi dhe përpjekjet e stabilizimit kanë qënë konceptuar si një nga synimet kryesore të ushtrisë. Por eksperienca ka treguar që misione të tilla drejtohen më mirë nga organizata qeveritare civile.
Kjo është arsyeja që Presidenti Bush ka propozuar krijimin e Korpusit Civil të Veprimit, që do të përmbledhë një komponent aktiv që do të përbëhet nga 250 ekspertë civilë të cilët mund të dislokohen shumë shpejt në zonat e prekura nga krizat. Ata do të mbështesin udhëheqësit dhe popullsinë e vendeve të huaja që të stabilizojnë dhe rindërtojnë vendet e tyre. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkura do të trajnojnë deri në 2 mijë anëtarë rezervë për Korpusin Civil të Veprimit. Ata janë punonjës të zakonshëm të qeverisë federale, si mjekë dhe inxhinierë të cilët kanë dalë vullnetarë për trajnim të mëtejshëm dhe do të jenë të gatshëm në rast krizash.

"Synimi ynë kryesor është mundësimi i vendeve në krizë që të kapërcejnë sa më shpejt trazicionin dhe të vetqeverisen pa ndihmën amerikane apo ndërkombëtare." - tha ajo. //mm//

XS
SM
MD
LG