Lidhje

Fushata Mekejn kritikon zgjedhjen e Obamës për nënpresident


Fushata e kandidatit Xhon Mekejn po vë në pikëpyetje motivet e kundërshtarit të tij, senatorit Barak Obama për zgjedhjen e senatorit Xhozef Bajden, si kandidat për nën president.

Në një reklamë televizive të publikuar të dielën, fushata e zotit Mekejn pyet se pse senatori Obama e kishte anashkaluar ish rivalen e tij, senatoren Hillari Klinton për postin e nënpresidentes. Reklama televizive pasqyron pjesë ku senatorja Klinton e kritikonte senatorin Obama gjatë fushatës së zgjedhjeve paraprake.

Në reklamë thuhet se senatori Obama e anashkaloi senatoren Klinton sepse ajo kishte vënë në pah dobësitë e tij gjatë fushatës së zgjedhjeve paraprake.

Por të dielën, senatorja Klinton shprehu përkrahjen e saj ndaj senatorit Obama dhe kandidatit për nënpresident Xho Bajden, duke e përshkruar këtë të fundit si një udhëheqës të fuqishëm dhe me përvojë, dhe si një shpërbëtor i përkushtuar i vendit.

Senatori Obama e paraqiti senatorin Bajden si kandidat për nënpresident të shtunën gjatë një mitingu fushate në Springfield të shtetit Illinoi. //bsa//

XS
SM
MD
LG