Kompania gjermane Lufthansa thotë se është e interesuar të blejë një pjesë të kompanisë Austrian Airlines.
Qeveria austriake po përpiqet ta privatizojë kompaninë Austrian Airlines dhe mund të shesë deri në 43 përqind të aksioneve të saj.
Investitorët austriakë pritet të mbajnë rreth 25 përqind të aksioneve.
Kompania Austrian Airlines është prekur nga çmimet e larta të naftës dhe pritet të humbë mes 100 dhe 130 milion dollarëve këtë vit.
Njoftimet
thonë se kompanitë e tjera ajrore në Francë dhe Rusi mund të jenë të
interesuara gjithashtu për blerjen e aksioneve të Austrian Airlines. //rd//