Presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev njohu zyrtarisht si shtete të pavarura rajonet gjeorgjiane të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.
Presidenti Medvedev nënshkroi dekretin sot dhe urdhëroi Ministrinë e Jashtme të vendosë lidhje diplomatike dhe të hartojë traktate bashkëpunimi me këto rajone.
Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, gjatë një fjalimi, që u transmetua në televizion, e cilësoi vendimin rus si tërësisht të paligjshëm. Ai vuri në dukje njohjen ndërkombëtare për vendin e tij, madje ai bëri thirrje për unitet mes qytetarëve në përgjigje të asaj që ai e quajti agresion rus.
Këtu në Uashington, një zëdhënës i
Pentagonit tha se ka pasur disa lëvizje të ndjeshme trupash ruse në Gjeorgji.
Por ai tha se forcat ruse nuk kanë lëvizur ende në bazë të marrëveshjes së
armëpushimit e ndërmjetësuar nga Franca. Zëdhënësi tha se trupat ruse vazhdojnë
të qëndrojnë në zona të sigurisë, në pika kontrolli dhe në poste vrojtimi, duke
shkelur kështu marrëveshjen. //rd//