Lidhje

Putin i bën thirrje BE-së të mos përfillë kërkesat e Gjeorgjisë


Kryeministri rus Vladimir Putin i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mos marrë parasysh kërkesën e Gjeorgjisë për sanksione ndaj Rusisë, pas ndërhyrjes së Moskës në Kaukaz. Udhëheqësit e organizatës evropiane pritet të takohen të hënën për të diskutuar mbi një reagim të përbashkët ndaj ndërhyrjes ushtarake ruse në Gjeorgji dhe njohjes nga ana e Moskës së rajoneve separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkazisë. Zoti Putin i bëri thirrje BE-së që të mbajë një qëndrim të arsyeshëm dhe objektiv në konfliktin gjeorgjian.

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka kërkuar që të vendosen më shumë vëshgues ndërkombëtarë në zonën e konfliktit. Ai i tha kryeministrit britanik Gordon Brown në një bisedë telefonike se Rusia po e respekton plotësisht planin e paqes të ndërmjetësuar nga Franca që të dyja palët e kanë nënshkruar.

Revista gjermane Der Spiegel thotë se OSBE-ja ka arritur në përfundimin se aktet e qeverisë gjeorgjiane kontribuan në fillimin e krizës me Rusinë. //kk//


XS
SM
MD
LG