Lidhje

SHBA: NATO të jetë e gatshme të mbrojë shtetet balltike


Ambasadori amerikan në Nato tha se aleanca duhet të jetë e gatshme të mbrojë vendet anëtare si Estonia, Latvia dhe Lituania pas inkursionit të Rusisë në Gjeorgji muajin e kaluar.

Në një intervistë të publikuar sot nga gazeta Financial Times, i dërguari amerikan Kërt Volker tha se Nato-ja duhet të dërgojë sinjale se do të mbrojë ushtarakisht shtetet balltike.

Zoti Volker tha se vendet balltike ndjehen të tronditura pas ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji.

Zoti Volket tha se si vende anëtare të aleancës, Estonia, Latvia dhe Lituania e kanë të garantuar mbrojtjen e Natos në rast të një sulmi.

Gazeta citon zotin Volker të ketë thënë se aleanca e Natos duhet të sigurojë se mund të përmbush këtë detyrim, sipas fjalëve të tij, - jo thjesht si një çështje politike por edhe ushtarake.

XS
SM
MD
LG