Lidhje

Presidenti Bush shqyrton mundësinë e pakësimit të trupave në Irak


Shtëpia e Bardhë njoftoi, se pas rekomandimeve të dhëna nga zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, Presidenti Bush është duke parë mundësinë për pakësimin e numrit të trupave në Irak.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino nuk dha sot hollësi mbi pozicionin e zotit Bush mbi pakësimin e numrit.

Ajo tha se Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts dhe ushtaraku më i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Shefi i Shtebit të Përgjithshëm, Admirali Majk Mallën, mund të japin më tepër sqarime gjatë seancës dëgjimore në komngres javën e ardhëshme.

Komandanti i lartë i forcave amerikane në Irak tha se trupat luftarake amerikane mund të tërhiqen nga Bagdati deri në korrikun e ardhshëm në qoftë se siguria do të jetë e qëndrueshme.

Në komentet e publikuara sot në gazetën “Financial Times”, Gjenerali Dejvid Petreas tha se një tërheqje e tillë është e mundur, siç tha ai, “në qoftë se e lejojnë kushtet”. Ushtria amerikane ka në Bagdat rreth trupa luftarake. //kk//

XS
SM
MD
LG