Lidhje

Pakistan: Asif Ali Zardari fiton zgjedhjet presidenciale


Ligjvënësit pakistanezë zgjodhën bashkëshortin e ish-kryeministres së Pakistanit, Benazir Buto, president të vendit me dy të tretat e votave.

<!-- IMAGE -->

Asif Ali Zardari, udhëheqësi i Partisë së Popullit Pakistanez, fitoi me lehtësi ndaj dy rivalëve të tij me rreth 70 përqind të votave në parlament dhe në 3 nga 4 asambletë e provincave.

Fitorja e zotit Zardari dje shënon kulmin e ringjalljes së tij politike. Ai kaloi 11 vjet në burg i akuzuar për korrupsion dhe vrasje, por asnjëherënuk u dënua. Më pas ai jetoi në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u gjend të qendër të skenës politike të Pakistanit, kur bashkëshortja e tij u vra me atentat në dhjetor të vitit të kaluar.

Në fjalimin që mbahti në parlament pas votimit, zoti Zardari iu përgjegj kritikave dhe u zotua që ta mbështesë udhëheqjen e tij në kompretencat presidenciale, pëfshirë autoritetin për të shpërndarë parlamentin.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha se mirëpret bashkëpunimin me zotin Zardari dhe shtoi se kishte mbetur e impresionuar nga theksi që i kishte vënë Presidenti i ri i Pakistanit luftës kundër terrorizmit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe, tha se Presidenti amerikan, George Bush pret me kënaqësi bashkëpunimin me zotin Zardari në çështje të tilla si lufta kundër terrorizmit dhe stabilizimi i ekonomisë së Pakistanit.

Britania e Madhe, nga e cila Pakistani shpalli pavarësinë në vitin 1947, u zotua të punojë ngushtë me zotin Zardari për të goditur dhunën e ekstremistëve dhe për të forcuar stabilitetin dhe demokracinë në Pakistan.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i cili e ka fajësuar Pakistanin se nuk ka bërë mjaft për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin në të dy anët e kufirit, i uroi sukses zotit Zardari.

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad i dërgoi përshëndetjet e tij zotit Zardari me rastin e fitores. Ai shprehu predispozitën për të shtuar dhe forcuar bashkëpunimin me Pakistanin në të gjitha fushat. //iç//

XS
SM
MD
LG