Lidhje

Qeveria amerikane merr nën kontroll kompanitë Feni Mei dhe Fredi Mek


Qeveria amerikane ka marrë nën kontroll dy kompani të mëdha të cilat financojnë pjesën më të madhe të tregut të shtëpive.

Sekretari amerikan i Thesarit Henri Polson njoftoi marrjen përsipër të dy kompanive Feni Mei dhe Fredi Mek sot. Kompanitë do të kenë më shumë qasje ndaj fondeve të qeverisë, dhe shefat e tyre ekzekutivë do të zëvendësohen.

Qeveria thotë se ky hap ishte masë emergjente e marrë për të parandaluar falimentimin e kompanive nga humbjet e miliarda dollarëve nga rënia e tregut amerikan të shtëpive, dhe për t’i lejuar ata të mbledhin para për të financuar kreditë.

Zoti Polson tha sot se këto dy kompani janë kaq të rëndësishme për ekonominë amerikane saqë falimentimi i tyre do të shkaktonte tronditje të mëdha në tregjet vendase dhe ata në të gjithë botën. //mm//

XS
SM
MD
LG