Lidhje

Çelet në Kinë Panairi i artit bashkëkohor


Art dashës nga e gjithë bota janë mbledhur në Pekin në Panairin e Artit Bashkëkohor. Kjo ngjarje e madhe artistike do të përfshijë 100 galeri me objekte nga 20 vende të ndryshme, të ekspozuara në një mjedis me sipërfaqe prej 15 metrash katrorë. Ndër objektet e paraqitura do të jetë vepra "Majmuni gjigand" e skulptorit kinez Cao Hui.

Megjithëse kjo është një ekspozitë e artit bashkëkohor, në të vizitorët do të gjejnë edhe plot objekte antike, ndër të cilat spikat një punim me copa vazosh antike të lidhura me fije hekuri. Përveç objekteve antike, vizitorët mund të shijojnë traditat antike në interpretimin modern si punimet artistit kinez Liu Quinghe, i cili përdor traditën e lashtë të pikturës në telajo prej letre në veprat e tij.

Një nga piktura e tij e titulluar "Në ujë", është për shitje me çmimin 75 mijë dollarë. //mm//

XS
SM
MD
LG