Uragani Ajk është dobësuar duke u kthyer në një stuhi të kategorisë së dytë ndërsa përshkon Kubën, megjithatë ende po shkakton erëra të forta dhe shira në vendin ishull.
Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara thotë se shpejtësia e erërave është ulur në 155 kilometra në orë, nga 200 që ishte kur preku tokën në brigjet e Kubës dje në mbrëmje. Shirat pritet të shkaktojnë rrufe dhe rrëshqitje dheu që përbëjnë kërcënim për banorët.
Zyrtarët kubanezë thonë se afro 800 mijë vetë janë evakuuar duke u futur nëpër strehime apo zona të larta. Uragani pritet të fuqizohet ndërsa përshkon Gjirin e Meksikës dhe vjen drejt Shteteve të Bashkuara. Metereologët parashikojnë se stuhia mund të shkaktojë dallgë vdekjeprurëse përgjatë brigjeve juglindore të vendit.//kk//