Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dekoroi sot me Urdhërin "Nderi i
Kombit" komunën e Postribes, në Shkodër, në 62 vjetorin e kryengritjes
së parë antikomuniste në Shqipëri. Presidenti Topi shprehu mbështetjen
për viktimat e krimeve të komunizmit, të cilët tha ai, ende nuk janë
dëmshpërblyer, rehabilituar dhe integruar, siç e meritojnë në shoqërinë
demokratike. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli tha se përmes
miratimit të ligjit te pastërtisë së figurave, parlamenti do të denoje
krimet e komunizmit, ndërsa ish të përndjekurit politikë shpallën një
levizje, pikërisht për të nxitur dënimin e këtyre krimeve.