Lidhje

Prishtina i bën thirrje Shkupit ta njohë Kosovën pa kushte


Udhëheqësit politike të Prishtinës kane perseritur thirrjen drejtuar autoriteteve maqedonase për të njohur Kosovën e pavarur, por autoritetet në Shkup vazhdojnë të kushtëzojnë njohjen me përcaktimin e vijës kufitare ndërmjet dy vendeve dhe me njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë nga institucionet e Kosovës. Në një debat me temë "Pikërisht në mesditë: Kosova dhe perspektiva e saj", të organizuar nga organizatat joqeveritare 'KIPRED' nga Prishtina dhe 'Forum' nga Shkupi, u tha se Maqedonia duhet të pranojë realitetin e ri të krijuar pas 17 shkurtit dhe se krijimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore është më se i nevojshëm.


XS
SM
MD
LG