Lidhje

Kandidatët për president premtojnë reformimin e kontrollit financiar


Dy kandidatët për president republikani Xhon Mekein dhe demokrati Barak Obama premtuan se do të reformojnë agjencitë federale rregullatore për të parandaluar falimentime të bankave të tjera.

Senatori Mekein foli sot në Xheksonvill të Floridas pasi banka amerikane e investimeve Lehman Brothers njoftoi falimentin. Zoti Mekein premtoi se do të zëvendësojë sistemin e vjetëruar regullator me një sistem më transparent.

Senatori Obama, i cili po bën sot fushatë në Kolorado, tha me anë të një deklarate, se problemet financiare përbëjnë krizën më serioze që nga periudha e Depresionit të Madh. Ai fajësoi politikat qeveritare, të cilat kanë shkatërruar, sipas tij, mbrojtjen e konsumatorit, kanë dobësuar vëzhgimin dhe rregulloret dhe kanë inkurajuar pagesa të larta për ekzekutivët e kompanive.//kk//

XS
SM
MD
LG