Lidhje

Luhatje në tregjet financiare botërore pas tronditjeve në Uoll Strit


Bankat Qëndrore në Evropë, Asi, dhe Shtetet e Bashkuara po derdhin miliarda dollarë në tregjet financiare në përpjekje për të parandaluar thellimin e krizës ekonomike globale.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Banka Qëndrore e Shteteve të Bashkuara, ose Rezerva Federale, u takua sot në Uashington për të shqyrtuar mundësinë e uljes së interesave, por vendosi t’i mbajë ato të pandryshuara.

Shumë indekse në tregjet botërore të aksioneve ranë për të dytën ditë me radhë. Investitorët janë të shqetësuar se kompania më e madhe e sigurimeve në botë, "American International Group", është në prag të falimentimit, për shkak të humbjeve të mëdha në tregun e shtëpive.

Tregjet financiare pësuan rënie të madhe dje,pas shpalljes së falimentimit nga një bankë e madhe investimesh në Shtetet e Bashkuara. Tregjet kryesore të aksioneve në Japoni dhe në Hong Kong humbën sot rreth 5 për qind të vlerës. Zyrtarët rusë pezulluan këmbimin në tregun kryesit të aksioneve pasi çmimet ranë 10 për qind.//lk

XS
SM
MD
LG