Lidhje

Ukrainë: Kryeministrja akuzon Presidentin për prishjen me Rusinë


Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzoi presidentin e vendit për prishjen e marrëdhënieve të vendit me Rusinë.

Komentet e sotme të zonjës Timoshenko vijnë një ditë pasi qeveria e saj e koalicionit me Presidentin Viktor Jushçenko u rrëzua si pasojë e një krize politike.

Zonja Timoshenko, në përgjigje të kësaj situate, akuzoi Presidentin Jushçenko për kundërvënie ndaj Rusisë. Ajo tha në një konferecë shtypi në Kiev se beson që presidenti mban përgjegjësi për çdo çrregullim në marrëdhëniet me Moskën.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se grupi i saj në qeveri është përgatitur për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, megjithëse tha ajo, një veprim i tillë do të ishte i gabuar.

Pas rrëzimit të qeverisë së koalicionit, parlamenti ka 30 ditë kohë të formojë një qeveri të re koalicioni, ose zoti Jushçenko mund të shpallë zgjedhje të reja parlamentare.//lk

XS
SM
MD
LG