Lidhje

Sulm pranë Ambasadës amerikane në Jemen: Vriten të paktën 16 persona


Një sulm me makinë bombë sot, jashtë Ambasadës amerikane në Jemen, në kryeqytetin e vendit, Sana, shkaktoi të paktën 16 të vrarë, mes tyre 6 ushtarë jemenas.

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Jemen, Rajën Gliha, tha se pas shpërthimit me makinë bombë, ndodhën edhe disa shpërthime të tjera. Policia e izoloi të gjithë zonën ku ndodhën shpërthimet.

Dëshmitarët thanë gjithashtu, se pas shpërthimeve, kishin dëgjuar edhe të shtëna armësh pranë ambasadës. Gjatë viteve të fundit, ekstremistë islamikë kanë kryer disa sulme në Jemen, që kanë patur si objektiv shtetasit amerikanë.

Prillin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi stafin jo të domosdoshëm të ambasadës të largohej nga Jemeni, pas një sulmi militantësh ndaj një kompleksi banesash dhe një sulmi të Ak-Kaidës që pati si objektiv ambasadën amerikane.

Jemeni është vendi i të parëve të udhëheqësit të Al Kaidës, Osama Bin Ladenit.//lk

XS
SM
MD
LG