Presidenti i Shqiperise Bamir Topi do të vizitojë nesër komunën malore të Gomsiqes dhe Bashkinë e Pukës. Presidenti Topi do të marrë pjesë në konferencën kombëtare kushtuar zhvillimit të zonave malore të vendit, konferencë kjo e nxitur nga një grup deputetësh të zonave malore. Megjithë pasuritë e shumta natyrore, zonat malore në veri të Shqipërisë, si Puka, prej shumë vitesh, vazhdojnë të përballen me një nivel të lartë të papunësisë dhe ritme të ulëta të zhvillimit ekonomik.