Lidhje

Serbia dhe Rusia, marrëveshje miliarda dollarësh për një tubacion nafte


Serbia dhe Rusia thonë se një marrëveshje prej disa miliarda dollarësh për një tubacion nafte, nëpër të cilin do të kalojë gaz natyror nga Rusia nëpër Serbi drejt Europës perëndimore, mund të finalizohet brënda 60 ditësh.

Kryeministri serb Mirko Cvetkoviç dhe ministri rus i situatave energjente, Sergei Shoigu, e bënë të hënën këtë njoftim pas bisedimeve në Serbinë jugore. Një deklaratë e qeverisë serbe e cilëson këtë projekt si investimin më të madh të Rusisë në Ballkan.

Në bazë të marrëveshjes, që u njoftua këtë vit, Serbia do t’ia shesë pjesën më të madhe të interesit të saj në monopolin e naftës NIS kompanisë gjigande ruse të gazit natyror, Gazprom.

Pastaj Rusia do të shtrijë pjesë të tubacionit të ri të ndërtuar nga Gazpromi për në Evrope nëpër Serbinë jugore, ku do të ndërtojë edhe një depo magazinimi të gazit. Analistët thonë se ky projekt do ta bëjë Serbinë një qendër të rëndësishme për furnizimet ruse me energji për Evropën perëndimore. //bsa//

XS
SM
MD
LG