Lidhje

Tadiç: OKB-ja të dënojë shpalljen e pavarësisë së Kosovës


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, organi kryesor juridik i Kombeve të Bashkuara, që të analizojë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë nga Kosova.

Presidenti Tadiç tha sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se pavarësia re Kosovës ka vënë në dyshim, siç u shpreh ai, vetë natyrën e sistemit ndërkombëtar. Ai tha gjithashtu se ky hap i Kosovës mund të krijojë precedentë për rajone të tjera separatiste të botës.

President serb u kërkoi vendeve anëtare të OKB-së që ta mbështesin Serbinë për të dënuar atë që ai e quajti shpallje të njëanshme dhe të paligjshme të pavarësisë së Kosovës.

Zoti Tadic e shfrytëzoi fjalimin e tij në OKB për të përsëritur synimine

Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke cituar ato që ai i quajti vlerat e përbashkëta që Serbia ka me vendet e tjera evropiane. Ai tha se Serbia është e angazhuar për ripajtimin kombëtar dhe provë për këtë është bashkëpunimi me prokurorët e Gjykatës së Hagës.

XS
SM
MD
LG