Lidhje

Jushçenko dënon inkursionin ushtarak rus në Gjeorgji


Presidenti ukrainas Viktor Jushçenko dënoi inkursionin ushtarak të kohëve të fundit nga Rusia në territorin gjeorgjian.

Zoti Jushçenko tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Ukrahina nuk e njeh pavarësine e Osetisë Jugore dhe Abkazisë, të cilat janë njohur si të tilla nga Moska.

Udhëheqësi ukrahinas tha se vendi i tij ndjen dhimbje për të gjitha viktimat e konfliktit të muajit të kaluar në Gjeorgji. Ai i bëri thirrje Asamblesë së Përgjithshme që të punonte drejt një marrëveshjeje për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore dhe shtoi se Ukrahina do të mbështesë të gjitha këto përpjekje.

Zoti Jushçenko shprehu gjithashtu shqetësimin e tij në lidhje me rindezjen e retorikës së Luftës së Ftohtë. Por ai tha se tensionet në zonën e Kaukazit nuk mund të zgjidhen as duke izoluar Rusinë e as përmes vazhdimit të përdorimit të forcës ushtarake. (ze)

XS
SM
MD
LG