Lidhje

Presidenti Klinton, konferencë për sfidat globale


Ish presidenti amerikan Bill Klinton po kryeson një konferencë triditëshe për të diskutuar mbi sfidat më të mëdha botërore si ndryshimet klimatike, varfërinë dhe sëmundjet.

Konferenca që po mbahet në Nju Jork është pjesë e Nismës Globale Klinton, e cila grumbullon udhëheqës botërorë, shkencëtarë, aktivistë dhe njerëz të shquar në përpjekje për realizimin e ndryshimeve pozitive.

Sot në konferencë folën edhe kandidati republikan për president, Xhon Mekein dhe rivali i tij demokrat, Barak Obama.

Ata folën për kërcënimet atmosferike të shkaktuara nga gazet e efektit serrë dhe bënë thirrje për përdorim më të madh të burimeve alternativë të energjisë, si energjia diellore, ajo e erës dhe biokarburet.

Zoti Obama tha se ai ka vendosur si objektiv që deri në vitin 2050 të jenë shkurtuar në masën 80% gazet e efektit serrë dhe propozoi investimin e 15 miliard dollarëve në vit për kërkimin e burimeve alternativë të energjisë. //rd//

XS
SM
MD
LG